Aksident i rëndë në autostradë, furgoni del nga rruga – bllokohen pasagjerët NULL NULL 30.06.2026 15:27 30.06.2026 15:27 Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas asaj që mëson A2 CNN, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e aksidentit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca, që kanë transportuar në spital disa prej të plagosurve. Ndërsa forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin jashtë mjetit personat e mbetur brenda, mes të cilëve raportohet se ka edhe fëmijë.