Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk lidhet me detyrën e tij si imam”, detaje nga vrasja e hoxhës në Dragash (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2026 12:45

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka raportuar detaje të reja lidhur me vrasjen e imamit Gazmen  Tairovci në Dragash. Ajo bëri të ditur se viktima humbi jetën pasi u godit me thikë, ndërsa i dyshuari, i cili ishte në arrati, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një aksioni të gjerë kërkimi.

“Për hoxhën Gazmen Tairovci nuk do të ketë më ligjërata, por as udhëheqje të faljes së namazit. Kjo pasi ai humbi jetën mbrëmjen e kaluar si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, me thikë. Sipas informacioneve të deritanishme, situata ka eskaluar pas një debati verbal mes disa personave, i cili më pas ka përfunduar me përdorimin e një thike. Si pasojë, imami i Dragashit ka marrë lëndime të rënda. Ai është dërguar menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në konflikt, por, sipas informacioneve të deritanishme, rasti nuk lidhet me detyrën e tij si imam. Viktima dhe i dyshuari, i cili deri më sot ishte në arrati, kanë jetuar në të njëjtin fshat, Zlipotok të Dragashit. Gjithashtu, ende nuk dihet nëse mes tyre ka pasur konflikte të mëhershme.

Ajo bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës pak minuta më herët.

Derisa, arrestimi është bërë pas një sërë veprimesh intensive hetimore, ku në kërkim janë angazhuar edhe dronë, si dhe njësia K9 me qen gjurmues. Sipas informacioneve, ai është lokalizuar në fshatin e tij, ku edhe është arrestuar. Për rastin janë deklaruar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë konfirmuar se, bazuar në informacionet që kanë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam.

lajme të ngjashme