Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve, qytetarët ndjekin situatën nga afër (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2026 09:18

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po vazhdojnë kontrollet e Policisë së Kosovës, pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Zona është rrethuar me shirita sigurie dhe janë angazhuar njësitet përkatëse policore, përfshirë edhe ekipet me qen të specializuar, të cilët po kryejnë kërkime në terren.

Qytetarët janë parë të mbledhur në afërsi të zonës, duke ndjekur nga distanca zhvillimet.

“Qytetarët kanë dalë për të parë se çfarë po ndodh. Të paktën deri tani është hapur edhe një makinë në të cilën po bëhen kërkimet e duhura”, raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Alberta Gjini.

lajme të ngjashme