Rodri do t’i nënshtrohet operacionit, City në telashe NULL NULL 30.06.2026 11:38 30.06.2026 11:38 Manchester City ka marrë një goditje të rëndë para fillimit të sezonit të ri, pasi mesfushori Rodri pritet t’i nënshtrohet një operacioni pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, duke rrezikuar të humbasë javët e para të edicionit 2026/27. Sipas mediave angleze, fituesi i Topit të Artë 2024 po përballet me një dëmtim që kërkon ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa operacioni do të kryhet menjëherë pas përfundimit të rrugëtimit të Spanjës në turne, transmeton Klankosova.tv. Ky zhvillim përbën një problem serioz për trajnerin e ri Enzo Maresca, i cili kishte shpresuar të niste sezonin me skuadrën e plotë. Mungesa e Rodrit shihet si humbje e madhe, duke qenë se ai konsiderohet shtylla kryesore e mesfushës së Cityt. Në të njëjtën kohë, e ardhmja e spanjollit mbetet e paqartë, pasi ai ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim, ndërsa interesimi i Real Madridit vazhdon. Rodri ka pasur edhe më herët probleme serioze fizike, përfshirë dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar, por kishte arritur të rikthehej në formë të lartë dhe të fitonte Topin e Artë.