Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmirësohet infrastruktura për sigurinë e këmbësorëve në kryeqytet (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2026 12:27

Drejtoria e Mobilitetit në Komunën e Prishtinës ka nisur një sërë ndërhyrjesh me qëllim rritjen e sigurisë së këmbësorëve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në kryeqytet.

Drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit, Pëllumb Bajçinovci, në emisionin “Fol me Arin”, tha se aktualisht po punohet në riparimin e rrethojave ekzistuese, sanimin e atyre të dëmtuara, si dhe vendosjen e rrethojave të reja në zonat ku është identifikuar rrezik më i lartë për qytetarët.

“Drejtoria e Mobilitetit ka filluar me ato punë që di t’i bëjë më së miri. Jemi duke i rregulluar rrethojat ekzistuese, duke i sanuar ato që janë të dëmtuara dhe, përmes një kontrate të re, do të vendosim edhe rrethoja të reja në hapësirat ku ka nevojë më të madhe për qytetarët dhe ku ekspertët kanë vlerësuar se niveli i rrezikut është më i lartë”, deklaroi Bajçinovci.

Ai theksoi se një nga prioritetet kryesore të drejtorisë është lirimi i trotuareve nga pengesat, në mënyrë që ato të shërbejnë ekskluzivisht për këmbësorët.

“Synojmë që trotuaret t’i kthejmë për këmbësorët. Lirimi i tyre do të krijojë më shumë siguri për këmbësorët, për familjet me fëmijë në karroca, si dhe për çiklistët”, u shpreh Bajçinovci.

lajme të ngjashme