Shqipëri, punonjësi i Gardës së Republikës arrestohet për dhunë në familje NULL NULL 30.06.2026 13:38 30.06.2026 13:38 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, H. S. Prangosja e tij është bërë pas dyshimeve për veprën penale “Dhuna në familje”,. Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila denoncoi ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe kanosje të përsëritura. “Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontrolli i banesës së shtetasit, ku u sekuestruan tre telefona celularë me interes për hetimin.”, thuhet në njoftim. Rasti është duke u hetuar dhe materialet procedural i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv