Kapet vizitori që tentoi të fuste telefona në burgun e Dubravës NULL NULL 30.06.2026 14:42 30.06.2026 14:42 Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se është parandaluar një rast i tentim-futjes së kontrabandës në burgun e Dubravës. Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli rutinor dhe bastisjes së një vizitori, zyrtarët korrektues kanë zbuluar të kamufluara në trupin e tij dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse, transmeton Klankosova.tv. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar menjëherë, ndërsa vizita është anuluar. Po ashtu, ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë procedurat e nevojshme në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit në institucionet korrektuese të vendit.