“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 11:53 30.06.2026 11:53 Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival”. Qëllimi i këtij organizimit është që festivali të bashkojë dashamirët e këtyre zhanreve muzikore, në një atmosferë unike, ku do të performojnë artistë dhe bende vendore, por edhe ndërkombëtare. Një nga veçantitë e këtij edicioni është se, më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Drejtori i Rock & Blues Music Festival, Hekuran Kryeziu, bëri të ditur se festivali do të mbahet në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Hyrja do të jetë falas për të gjithë dashamirët e muzikës. Gjatë tri netëve të festivalit do të performojnë 15 bende në dy skena, ndërsa programi nis çdo mbrëmje nga ora 18:30. Organizatorët ftojnë publikun që të bëhet pjesë e këtij festivali, i cili synon të promovojë muzikën rock dhe blues, si dhe të krijojë një hapësirë takimi për artistët dhe adhuruesit e këtij zhanri. /Klankosova.tv