Pamje nga Stacioni i Autobusëve: Policia në aksion pas alarmit për bombë NULL NULL 30.06.2026 09:08 30.06.2026 09:08 Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po vazhdojnë kontrollet e Policisë së Kosovës, pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes. Zona është rrethuar me shirit sigurie, ndërsa njësitet policore dhe ekipi me qen të specializuar janë duke kryer kontrolle në terren, raporton Klankosova.tv Qytetarët janë evakuuar nga perimetri i sigurisë, ndërsa automjetet e shumta të policisë janë vendosur në afërsi të lokacionit. Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët