Elijona në klipin e ri të Don Xhonit? Videoja e dyshes ngjall dyshime (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 11:20 29.06.2026 11:20 Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është diskutuar për videon e fundit ku shihen reperi i njohur Don Xhoni dhe ish-finalistja e BBVK-së, Elijona Binakaj bashkë në veturë, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Gjatë diskutimit, gazetari Agon Rexhepi ka ngritur dyshimet se kjo paraqitje mund të jetë një paralajmërim për një projekt të ri muzikor. “Hiç më larg se natën e djeshme, Eljona dhe Don Xhoni kanë marrë shumë vëmendje. Ajo që me patjetër ka sjellë më së shumti klikime është videoja me Eljonën. Ata shihen në makinë dhe me shumë gjasë, mund të jetë një paralajmërim për një bashkëpunim apo videoklip të ri”, ka thënë Rexhepi. Edhe Vesa Kelani ka komentuar këtë situatë, duke theksuar se artistët shpesh përdorin personazhe të njohura për të krijuar më shumë interes rreth projekteve të tyre. “Duke e pasur parasysh që Eljona është një personazh shumë i dashur për publikun, besoj se edhe Don Xhoni e ka ditur çfarë po bën dhe e ka shfrytëzuar momentin. Nuk është as i pari e as i fundit, pasi vitet e fundit shumë artistë, kur duan të promovojnë një këngë apo një spot, përfshijnë persona që janë në qendër të vëmendjes”, ka deklaruar Kelani. Sipas panelistëve të emisionit, kjo mund të jetë një strategji e menduar nga Don Xhoni për të krijuar kuriozitet te publiku para publikimit të një projekti të ri./Klankosova.tv