Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

NULL NULL
29.06.2026 10:50

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e këmbësorit.

Viktima është polici Rexhep Gashi, 59-vjeçar nga Malisheva, i angazhuar në detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.

Për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se personi që e goditi me veturë policin është 28-vjeçar.

“Me urdhër të prokurorit, kufoma është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull rreth 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Prizren”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

lajme të ngjashme