Kida martohet në shtator? Detaje për dasmën luksoze në Itali, 20 mijë euro veç rezervimi i datës (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 10:40 29.06.2026 10:40 Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova janë diskutuar detaj lidhur me dasmën e këngëtares Kida, e cila, sipas raportimeve, pritet të kurorëzojë dashurinë e saj në shtator. Sipas gazetarit Agon Rexhepi ceremonia do të mbahet në një rezidencë luksoze në Romë, ndërsa vetëm rezervimi i datës së 1 shtatorit në këtë lokacion thuhet se ka kushtuar rreth 20 mijë euro. Bëhet fjalë vetëm për sigurimin e datës, pa përfshirë shpenzimet e tjera të organizimit të dasmës. Në “Ora 7” u diskutua edhe prirja e re e shumë çifteve shqiptare për të organizuar dasma në destinacione romantike jashtë vendit, larg formatit tradicional. “Nga këto detaje është pikërisht shumë e marramendshme ajo që ka ndodhur veç për rezervimin e hapësirës. Pra, diku supozohet se rreth 20 mijë euro është paguar veç rezervimi i datës në atë vend, pra jo vendi dhe shpenzimet e tjera të dasmës. Veç me rezervu 1 shtatorin si datë, ka marrë plot 20 mijë euro”, deklaroi Rexhepi./Klankosova.tv