Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java Çame në Prishtinë, ekspozohen vuajtjet e shqiptarëve 82 vjet më parë (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2026 20:29

Në kuadër të Javës Çame, në Prishtinë u hap një ekspozitë kushtuar vuajtjeve dhe masakrave që shqiptarët e Çamërisë përjetuan 82 vjet më parë.

Organizatorët nga Shoqata “Çamëria” thanë se aktiviteti synon të informojë publikun për krimet dhe dëbimin e shqiptarëve çamë gjatë viteve 1944-1945.

Përkujtimi po zhvillohet edhe përmes aktiviteteve në shkolla dhe promovimit të botimeve të reja për historinë e Çamërisë. Ndërkaq, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e unitetit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Sipas të dhënave historike, mbi 5 mijë shqiptarë çamë humbën jetën gjatë masakrave dhe dëbimeve të asaj periudhe.

lajme të ngjashme