Kurti s’deklarohet a do të bëjë marrëveshje, ‘komunikimet i fillon pas certifikimit të rezultateve’ NULL NULL 23.06.2026 12:00 23.06.2026 12:00 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka ‘ikur’ nga pyetjet e gazetarëve të cilët i kanë kërkuar një deklaratë për marrëveshjet e mundshme pas zgjedhjeve, me partitë politike. Ai është përgjigjur shkurt se do të presë certifikimin e rezultateve për të nisur më pas “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve të reja. Akoma nuk dihet nëse VV do të bëjë ndonjë koalicion me partitë shqiptare, apo do të provojë e vetme t’i formojë institucionet. Kujtojmë se për shkak të moszgjedhjes së një presidenti të ri brenda afatit kushtetues, Kosova shkoi në zgjedhje. /Klankosova.tv