Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asamblisti i LDK-së: Tërheqja e vendimit për 75 hektarë tokë është fitore e presionit publik

NULL NULL
23.06.2026 11:35

Pas tërheqjes nga rendi i ditës të Propozim-Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të mbi 75 hektarëve tokë komunale, ka reaguar asamblisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli, i cili e ka konsideruar këtë zhvillim si rezultat të reagimit publik dhe presionit qytetar.

Në një deklaratë publike, Murseli tha se vendimi për tërheqje erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe reagimeve të ditëve të fundit.

“Sapo pranuam njoftimin nga administrata e Kuvendit se është tërhequr nga rendi i ditës Propozim-Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të mbi 75 hektarëve tokë komunale. Pas reagimit tim publik dje dhe shqetësimit të madh të qytetarëve, u dëshmua se transparenca dhe presioni publik japin rezultat,” ka deklaruar Murseli.

Ai ka shtuar se tërheqja e vendimit përbën, sipas tij, një hap prapa të kryetarit të komunës.

“Ky është një hap prapa i Alban Hysenit, i cili u detyrua të tërhiqet nga tentativa për t’ia dhënë këtë pronë publike në shfrytëzim një kompanie të themeluar vetëm dy muaj më parë,” u shpreh ai.

Murseli theksoi gjithashtu se pronat publike nuk duhet të trajtohen si çështje interesash private.

“Ky vendim nuk kalon, sepse pasuria e qytetarëve nuk negociohet e nuk falet për interesa personale!” deklaroi ai.

Vendimi i tërhequr ishte paraparë të shqyrtohej në Kuvendin Komunal dhe kishte ngjallur reagime në opinionin publik dhe nga përfaqësues të opozitës.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nuk ka dhënë ende një deklaratë publike lidhur me tërheqjen e këtij propozimi.

“Skandal i madh”, asamblisti i LDK-së akuzon Komunën e Gjilanit për “pazare me tokën publike”

lajme të ngjashme