Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Njeriu ideal për president”, analizohet gatishmëria e Ramush Haradinajt për të parin e shtetit  

NULL NULL
22.06.2026 13:20
Azdren Shala, Ardian Gaxherri dhe Shkumbin Kajtazi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është i gatshëm të kandidojë për president të vendit nëse një kërkesë e tillë vjen nga tri partitë parlamentare.

Duke folur për zhvillimet aktuale, ai vlerësoi se Kosova po përballet me sprova jo të lehta dhe theksoi se do ta shqyrtonte seriozisht mundësinë e kandidimit për kreun e shtetit në rast të një konsensusi politik.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj u shpreh në favor të projektit amerikan për gazin e lëngshëm, duke theksuar se Kosova duhet t’i thotë “po” kësaj nisme energjetike.

Lidhur me këto deklarata të ish-kreut të Aleancës, në emisionin “Kosova Today” opinionisti Azdren Shala, tha se do të ishte i lumtur nëse Haradinaj do të zgjidhej president.

Megjithatë, sipas tij, Haradinaj si president derisa VV ka shumicën e votave në Kuvend, siç thotë ai, është çështje që zor bëhet.

“Përpos mbështetjes nga partitë opozitare, po kërkon edhe mbështetje amerikane. Do të isha shumë i lumtur nëse Ramushi të ishte president, por në këtë rastin konkret po flasim për partinë e parë që i ka më së shumti numrat në Kuvend dhe nuk e lejon”, tha Shala në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, analisti Ardian Gaxherri tha se Ramush Haradinaj është njeriu ideal për president të Kosovës.

“Haradinaj është njeriu ideal duke pasur parasysh rezultatet politike të cilat janë në Kosovë. Kjo pasi tri forcat e mëdha politike në Kosovë, asnjëra nuk ia pranon tjetrës një kandidat, kjo është me e sigurt. Ndërsa [Haradinaj] është më i vogël politikisht dhe ndihen më pak të rrezikuar nga ai”, tha Gaxherri në Klan Kosova.

Kurse gazetari, Shkumbin Kajtazi, në emisionin “Kosova Today” tha se ish-kreu i Aleancës nuk ka nevojë të kërkojë mbështetjen e amerikanëve.

“Haradinaj nuk besoj që ka nevojë ta marrë përkrahjen amerikane. Ai veçse e ka pëlqimin e amerikanëve”, u shpreh gazetari.

lajme të ngjashme