Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kallashnikovi në Veternik, forcat policore në vendin e ngjarjes – hetimet vazhdojnë për plagosjen

NULL NULL
17.06.2026 10:37
Te shtena me arme, Veternik/foto Klan Kosova
Te shtena me arme, Veternik/foto Klan Kosova

Një person është plagosur mbrëmjen e së martës në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, i plagosuri është Shkëlqim Kastrati, i cili pas incidentit është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se njoftimi për të shtënat është pranuar rreth orës 23:30.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse është arrestuar ndonjë person i dyshuar lidhur me rastin, derisa njoftuan se shtëpia e njërit prej të dyshuarve është bastisur ku u konfiskua një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë.

Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për  tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërkaq, hetimet po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa forca të policisë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova dhe për të zbardhur rrethanat e incidentit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme