Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026” hap dyert, mbi 60 botues dhe mijëra tituj në ekspozim (VIDEO) NULL NULL 17.06.2026 12:41 17.06.2026 12:41 Gazetarja Gremisa Latifi ka dhënë detaje nga edicioni i radhës i Panairit të Librit. Ajo bëri të ditur se në hapjen e tij pritet të marrin fjalën kryetari i Komunës së Prishtinës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026” ka hapur dyert me ceremoninë që ka nisur në orën 12:00, duke mbledhur botues, autorë dhe lexues nga mbarë hapësira shqiptare. Me moton “Libri hap botën”, në këtë panair marrin pjesë mbi 60 botues shqiptarë, me rreth 2000 tituj të rinj dhe rreth 6000 tituj të viteve të fundit. Panairi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në 21:00, ndërsa do të mbyllet më 21 qershor në orën 19:00. /Klankosova.tv