Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miliona euro kesh në fuçi 50 litroshe, SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës

NULL NULL
17.06.2026 14:19
Policia e Shqipërisë

Komunikimet në SKY ECC të anëtarëve të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës, të goditur të martën nga SPAK, kanë nxjerrë në dritë për hetuesit mënyra të pazakonta të fshehjes së parave kesh.

Burime të A2 CNN konfirmuan se në një bisedë të gushtit 2020 mes vëllezërve Isa Aliu e Shpëtim Aliu, i pari i thotë se ka në gjendje 6 milionë euro kesh, transmeton Klankosova.tv.

Disa ditë më vonë Shpëtim Aliu i thotë se do të ketë në vijim edhe 20 milionë të tjera, ndërsa e orienton për mënyra të fshehjes së parave kesh, përfshi groposjen e tyre, të futura në fuçi 50 litroshe.

SPAK ka ngritur dyshime se Isa Aliu ka marrë të paktën 30 milionë euro nga vëllai i tij Shpëtim Aliu, i njohur dhe si Salvadore, të cilat i ka investuar në fushën e ndërtimit.

lajme të ngjashme