Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hodhën bërllok aty ku s’duhet, nga 200 euro gjobë për dy ferizajas

NULL NULL
17.06.2026 15:15
Foto nga Komuna e Ferizajt

Inspektorati Komunal i Ferizajt ka shqiptuar dy gjoba mandatore ndaj dy personave fizikë, të cilët janë kapur duke hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme.

Secili nga kundërvajtësit, sipas njoftimit zyrtar është gjobitur me nga 200 euro, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se njëri rast është evidentuar në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, ndërsa rasti tjetër në fshatin Mirosalë.

“Inspektorati Komunal apelon tek të gjithë qytetarët e Ferizajt që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit duke raportuar çdo person që hedh mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke njoftuar autoritetet kompetente për çdo veprim që dëmton mjedisin”.

lajme të ngjashme