Kryeministri indian takon Trumpin, përmend vdekjet e marinarëve në Gjirin Persik NULL NULL 17.06.2026 16:34 17.06.2026 16:34 Zemërimi shpërtheu në Indi javën e kaluar pasi tre marinarë u vranë në një sulm ndaj një cisterne që ShBA tha se po shkelte bllokadën e porteve iraniane. ShBA goditi gjithashtu dy anije të tjera në Gjirin Persik javën e kaluar, të gjitha me ekuipazh indian në bord, raporton BBC. Pas një takimi dypalësh me Presidentin e ShBA-së Donald Trump, kryeministri indian, Narendra Modi thotë se ai ka theksuar “rëndësinë e lirisë së lundrimit”. “Siguria e tyre është me rëndësi të madhe për ne”, thotë ai, duke iu referuar detarëve indianë që mbajnë në funksionim rrugët globale të transportit detar. I pyetur nëse shpreh ngushëllime për familjet e prekura, Trump thotë: “E dëgjova këtë. Është një profesion i vështirë, i duam të gjithë ata njerëz, janë njerëz të mrekullueshëm”, deklaroi ai.