Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thomas Partey humb apelin, nuk lejohet të hyjë në Kanada

NULL NULL
17.06.2026 12:40

Mesfushori i Ganës, Thomas Partey, nuk do të jetë në dispozicion të përfaqësueses së tij në Kupën e Botës, pasi autoritetet kanadeze i kanë refuzuar hyrjen në vend.

Sipas raportimeve, Partey humbi edhe apelin e fundit të paraqitur në Gjykatën Federale në Ottawa, duke mbetur në fuqi vendimi për mosdhënien e vizës dhe ndalimin e hyrjes në Kanada.

Vendimi lidhet me akuzat penale me të cilat futbollisti përballet në Mbretërinë e Bashkuar. Partey i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe çështja mbetet në procedurë ligjore.

Si pasojë, Gana do të jetë pa një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm në vazhdimin e turneut, pasi mesfushori nuk ka të drejtë të udhëtojë drejt Kanadasë.

lajme të ngjashme