Plagosja në Prishtinë: Bastiset shtëpia e njërit prej të dyshuarve NULL NULL 17.06.2026 09:18 17.06.2026 09:18 Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e një personi mbrëmjen e së martën në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë. Bazuar në raportin e policisë, lidhur me rastin ka disa të dyshuar, megjithatë njërit prej tyre i është bastisur shtëpia me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë, transmeton Klankosova.tv. “Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. Detaje të reja: Ky është personi që u plagos mbrëmë në Prishtinë