Burgimi i ish-pjesëtarit të ISIS-it për spiunazh, Elezi: Shqetësuese janë dënimet minimale NULL NULL 16.06.2026 14:04 16.06.2026 14:04 Bedri Elezi, eskpert i sigurisë Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për spiunazh, Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të ngritur më 9 shtator 2025, Selimi ngarkohej se nga muaji nëntor 2009 e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), në vazhdimësi ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me veprimtarinë e pjesëtarëve të UÇK-së, vrasjet gjatë luftës, personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Kosova Today” ngriti shqetësime për dënimet minimale lidhur me këto vepra penale, transmeton Klankosova.tv. “Performanca e dobët e institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës ka shkaktuar edhe problemin”, u shpreh Elezi në Klan Kosova. Kujtojmë se Hysri Selimi më parë ka qenë i dënuar edhe për pjesëmarrje në ISIS. Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh