Shpërthim në Prizren: Dyshohet për bombë në shtëpinë e avokatit NULL NULL 16.06.2026 17:00 16.06.2026 17:00 Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku dyshohet se cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes. Bazuar në informacionet që ka Klankosova.tv, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Rastin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu. Kryeziu tha se ende nuk dihen motivet e rastit. “Qëndrojnë informatat, mirëpo ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikm të kryesit/esve të veprës”, deklaroi Kryeziu.