Nxirret nga deti mjeti i 22-vjeçarit që vdiq pas përplasjes me skafin e Policisë në Ksamil NULL NULL 16.06.2026 18:19 16.06.2026 18:19 Mjeti lundrues me të cilin u aksidentua tragjikisht 22-vjeçari Albiano Kreçi në Ksamil, është nxjerrë nga deti një ditë pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut. Mjeti ishte fundosur pas përplasjes me skafin e Policisë Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur i riu, duke lundruar me shpejtësi, u përplas me mjetin e Policisë Kufitare. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 22-vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore./A2Cnn