E kaluara duhet me na dhanë dinjitet, jo alibi! 123 string(13) "Dardan Sejdiu" string(69) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/12/Dardan-Sejdiu.-1.jpg" nga Dardan Sejdiu 16.06.2026 10:31 16.06.2026 10:31 Hannah Arendt, kur shkruante per shekullin e dhunes politike, kishte nje shqetesim te vazhdueshem: shoqnite mund te fillojne me jetu brenda tregimeve qe dikur u kane ndihmu me mbijetu. Tregimi, ne fillim, eshte strehim. Ai i jep kuptim dhimbjes, i jep rregull kaosit, i jep nje forme asaj qe perndryshe do te ishte e padurueshme. Por vjen nje moment kur tregimi qe te ka ndihmu me dale prej historise, fillon me te mbajt peng brenda saj. Kosova sot rrezikon me jetu pikerisht ne kete lloj momenti. Jo sepse e ka harru te kalumen, por sepse ende nuk ka vendos cka don me bo me te ardhmen. Ne kemi nje marredhenie te thelle, shpesh te dhimbshme, me historine tone te afert. Kjo eshte e kuptueshme. Nje shoqni qe ka dale prej luftes nuk e le historine pas vetes thjesht pse ka kalu koha kalendarike. Lufta nuk perfundon ne te njejten dite per te gjithe. Per disa perfundon me nenshkrimin e marreveshjeve. Per disa me kthimin ne shtepi. Per disa me rindertimin e shtepise. Per disa, ndoshta, nuk perfundon kurre plotesisht. Ajo vazhdon ne heshtje, ne kujtese, ne mungese, ne emrat qe nuk thirren me ne tryeza familjare. Por politika nuk mund te mbetet pergjithmone ne gjuhen e mbijeteses. Ajo gjuhe ka qene e nevojshme per nje kohe. Ka pasur funksionin e vet moral dhe historik. Na ka ndihmu me e kuptu veten si popull, me e ndertu legjitimitetin e shtetit, me e mbrojt te drejten tone per ekzistence politike. Por nje vend nuk mundet pergjithmone me e perkthy cdo pyetje te se ardhmes ne gjuhen e plageve te se kaluares. Duke qendru ne gjuhen e plageve te se kaluares, qeverisja zbehet, zhvillimi shtyhet, dhe e ardhmja behet vetem nje version ma i lodhshem i te kaluares. Per shume vjet Kosova e ka mat suksesin me nje pyetje te vetme: a jemi ende ne paqe? Pyetje e drejte per nje vend qe e ka perjetu luften ne trup dhe ne kujtese. Por pyetjet qe nje shoqni ia ben vetes nuk jane te pafajshme. Keto pyetje e percaktojne horizontin e saj politik. Nese pyetja kryesore mbetet a jemi te sigurt, atehere politika organizohet rreth frikes. Nese pyetja behet a po ecim perpara, atehere politika detyrohet me fol per pune, per ekonomi, per shkolla, per energji, per qytete, per shendetesi, per teknologji, per institucionet qe e bejne jeten e perditshme ma te lehte dhe ma dinjitoze. Ketu qendron ndarja e madhe qe shpesh nuk e thirrim me emer te vetin. Kosova ka arrit me dale prej konfliktit ne paqe, por ende nuk ka arrit me e shnderru paqen ne mireqenie e progres te qendrueshen. Qe mos te keqkuptohem, nuk po them se nuk ka pasur progres. Ka pasur. Kushdo qe e mohon kete, ose nuk e mban mend mire vitin 1999, ose e perdor harresen si instrument politik. Por progresi nuk eshte i njejte me transformim. Ne kete kuptim, problemi i Kosoves nuk eshte vetem ekonomik e zhvillimor. Eshte problem i ambicies dhe imagjinates politike. Nje shoqni pas konflikti shpesh e ka ma te lehte me dit cka nuk don me qene, sesa cka don me u bo. Nuk duam kthim pas. Nuk duam lufte. Nuk duam Serbi. Nuk duam cenim te pavaresise. Te gjitha keto jane te drejta, te rendesishme, themelore. Por nuk mjaftojne per me e mbajt nje gjenerate qe po ik ketu. Nje i ri qe mendon me ik nuk rri ne Kosove vetem pse Kosova ka te drejte historike. Ai rri nese Kosova i ofron mundesi. Nese e sheh nje rruge per veten. Nese puna shperblehet. Nese institucioni nuk e poshteron. Nese shkolla e pergatit. Nese spitali e trajton si qytetar. Nese shteti nuk i kerkon besnikeri para se t’i ofroje sherbim. Max Weber e kuptonte politiken si profesion te veshtire pikerisht sepse ajo nuk matet me pastertine e qellimeve, por me pergjegjesine ndaj pasojave. Ne politike, nuk mjafton me pas te drejte ne abstraksion. Duhet me prodhu rezultate ne bote reale, me dhe per njerez real, me kufizime reale. Kjo eshte arsyeja pse etika e bindjes, nuk mjafton per qeverisje. Nje vend nuk udhehiqet vetem me deklarata te drejta. Udhehiqet me vendime qe prodhojne pasoja te mira edhe kur keto vendime nuk prodhojne duartrokitje e like te menjehershme. Ketu deshton politika jone tash e nje dekade. Jo pse i mungon retorika morale. Perkundrazi, kemi teprice morali ne fjale dhe mungese pergjegjesie ne zbatim. Palet ne politike flasin ne emer te popullit, te shtetit, te drejtesise, te historise, te sakrifices. Por qytetari nuk jeton ne abstraksione. Ai jeton me fature te energjise, me pritje per termin mjekesor, me rrogen qe nuk mjafton, ne cmimin e baneses, me femijen qe duhet me e pergatit per nje bote qe po ndryshon ma shpejt se shkolla e tij. Dhe kjo bote po ndryshon pa na pyet e pa na prit neve. Teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk presin derisa Kosova ta kryeje ciklin e radhes te grindjeve politike. Tranzicioni energjetik nuk ndalet pse ne ende nuk kemi vendos nese energjia eshte çeshtje zhvillimi apo vetem fature mujore. Tregjet e punes nuk pyesin nese administrata jone eshte emocionalisht e gatshme per reforme. Duhet me kuptu qe nota nuk ka ndonje respekt te veçante per vendet qe kane vuajtur. Historia, fatkeqesisht, nuk i jep dividenda te perhershme dhimbjes. Ajo te jep nje mundesi, sikur neve. Pastaj te kerkon e pret me e perdor. Ketu edhe fillon pyetja ma e rende per Kosoven: a jemi duke e perdor paqen si themel per te ardhmen, apo si muze ku e vizitojme vazhdimisht vetveten? Paqja mund te shnderrohet ne platforme zhvillimi, por mund te shnderrohet edhe ne rehati politike. Ne nje lloj zone te ndermjetme ku as nuk rrezikohemi me si perpara, por as nuk guxojme me e kerku seriozisht te ardhmen. Jetojme mjaftueshem mire per mos me u rebelu, por jo mjaftueshem mire per me besu. Kjo eshte forma ma e rrezikshme e stagnimit: ajo qe nuk duket si krize. Kriza klasike te detyron me reagu. Stagnimi te meson me u pajtu. Kjo eshte dhuna ma e heshtur qe nje vend mund t’ia beje qytetarit te vet: jo me ia marre shpresen menjehere, por me ia lodhe pak nga pak, prej zgjedhjes ne zgjedhje, prej armikut ne armik, deri sa qytetaret fillojn me e konsideru ikjen jo si vendim dramatik, por si dicka krejt normale. Prandaj lidershipi i dekades se ardhshme nuk mund te jete lidership i kujteses e i armiqve. Kujtesa eshte themel moral, por jo program qeverises. Na duhet nje lidership qe e kupton se legjitimiteti historik nuk e zavendeson kompetencen institucionale; se dashuria per vendin nuk matet me intensitetin e bukurine e fjales, por me cilesine e sherbimit publik; se patriotizmi ne kohe paqe nuk eshte me vdek per atdhe, por me e bo atdheun vend ku ia vlen me jetu. Asgje romanktike ketu nuk ka, nuk eshte romantike si flamuri, por eshte shume ma e veshtire. Sepse kerkon pune te padukshme. Kerken reforma qe nuk shihen mire ne video. Kerkon administrate qe funksionon, gjykata qe nuk frikesohen, shkolla qe mesojne, komuna qe planifikojne, kompani qe rriten, energji qe nuk varet nga improvizimi e importi, dhe nje shtet qe e trajton qytetarin jo si tifozeri per facebook e fjalime, por si arsye te ekzistences se vet. Kosova nuk ka nevoje me e mohu te kaluaren per me hy ne te ardhmen. Perkundrazi, vetem nje shoqni qe e respekton sinqerisht te kaluaren mundet me pas guximin mos u fshehe pas saj edhe 25 vjet ma vone. E kaluara duhet me na dhane dinjitet, jo alibi. Duhet me na kujtu cmimin e lirise, jo me na liru prej detyrimit per me e bo lirine te vlefshme ne jeten e perditshme. Matja ma e ndershme e nje shteti nuk eshte sa bukur flet per veten, as sa shpesh e permend historine, as sa fort i sulmon armiqte e vet. Matja ma e ndershme eshte shume ma e thjeshte dhe shume ma brutale: a po krijon ky shtet arsye qe njerezit e saj me qendru, me punu, me investu, me rrit femije, me besu se e nesermja ka kuptim ne Kosove? Nese pergjigjja eshte po, atehere paqja eshte duke u bere mireqenie. Nese pergjigjja eshte jo, atehere paqja ka mbete vetem pushim mes dy zhgenjimeve.