Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi NULL NULL 16.06.2026 10:12 16.06.2026 10:12 Foto Ilustrim Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Bërnjakut, pasi dyshohet se ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë me qëllim hyrjen kundërligjshëm në Republikën e Kosovës. Sipas raportit policor, i dyshuari iu kishte ofruar zyrtarëve policorë shumën prej 30 eurosh për të kaluar kufirin, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti iu kishte ofruar zyrtarëve policorë 30 euro për të hyrë kundërligjshëm në Republikën e Kosovës. Bankënotat janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.