Kaçanik: Bastiset shtëpia e një qytetari, i kapet kanabisi i kultivuar NULL NULL 16.06.2026 10:07 16.06.2026 10:07 Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të dyshuar të kultivimit të substancave narkotike në rrugën “UÇK” në Kaçanik. Sipas Policisë, rasti u raportua mesditën e së hënës, me ç’rast njësitë policore janë aktivizuar për t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme. Si rezultat, pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit që ishte cak, janë gjetur 8 vazo me bimë kanabis, transmeton Klankosova.tv Droga është konfiskuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti, edhe pse i dyshuari është liruar. “Pas pranimit të informatës për kultivim të narkotikëve, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 8 vazo me bimë të mbjella kanabis sativa dhe shishe për ujitjen e bimëve. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, transmeton Klankosova.tv.