“Lutja ime e parë ishte për prindërit” – Rrëfimi ekskluziv i të riut që kreu Haxhin në moshë të re (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 10:34 15.06.2026 10:34 Shumë të rinj zgjedhin përvoja të ndryshme si 18-vjeçar, por një i ri kosovar vendosi të marrë rrugën më domethënëse shpirtërore për të. Enxhull Mulolli nga Shajkovci kreu Haxhin në moshë kaq të re, ndërsa në emisionin “Ora Shtatë” foli ekskluzivisht si e mori vendimin dhe rrëfeu gjithë rrugëtimin, transmeton Klankosova.tv. Kryerja e Haxhit, për të riun, ishte synim që nga fëmijëria. E kam pasur përkrahjen e familjes për këtë rrugëtim”, tha ai ndër të tjera në Klan Kosova. Mulolli tha se nuk e ka aspak problem që Haxhin e ka kryer në moshë të re, duke potencuar se lakmia s’ka qenë në mendje të tij dhe se nuk merakoset se do të bëjë mëkate. Ndër të tjera, i riu tregoi edhe për lutjen e parë që e kishte bërë në Qabe. Kur e kam parë Qaben për herë të parë, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm. Lutja kryesore ka qenë për prindërit e mi së pari, e pastaj edhe veten time”, u shpreh i riu në Klan Kosova. I njëjti, pas kthimit nga Haxhi shpërtheu në lot, duke ngjallur emocione të forta te opinioni publik.