Humbi bashkëshorten në aksidentin në autostradë, kjo është gjendja e burrit të lënduar NULL NULL 15.06.2026 18:14 15.06.2026 18:14 Një grua ka humbur jetën, ndërsa një burrë ka mbetur i lënduar rëndë në një vetaksident të ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e lëndimeve të marra, burri është dërguar për trajtim në QKUK, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror. Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore është deklaruar shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, i cili tha për Klankosova.tv se pacienti tashmë është stabilizuar. Pacienti që ju i referoheni është sjell për trajtim në Mjekimin intensiv, është stabilizuar gjendja e tij dhe sot është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Klinikën e Maksillofaciales”, ka deklaruar Uka. Ndërkohë, ngjarja ka nxitur reagime të shumta, pasi dyshohet se vetaksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në atë pjesë të autostradë./Klankosova.tv Policia jep detaje për aksidentin fatal në autostradë ku humbi jetën një grua