Aksident në Shëngjin, vetura godet motoçikletën, lëndohen dy persona NULL NULL 15.06.2026 18:10 15.06.2026 18:10 Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shëngjin, ku një veturë është përplasur me një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira”./abcnews.al