Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bayerni e “blindon” Olisen, dyfishim i pagës dhe klauzolë të pabesueshme

NULL NULL
15.06.2026 09:59
Michael Olise

Bayerni po përgatit një veprim të jashtëzakonshëm për ta mbajtur Michael Olise në skuadër, duke tentuar të largojë interesimin e Real Madridit dhe PSG-së.

​Sipas gazetës Bild, klubi gjerman dëshiron t’ia rinovojë kontratën 24-vjeçarit francez duke ia dyfishuar pagën aktuale, nga 12 milionë euro që fiton tani, bavarezët janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 22 milionë eurosh në vit, transmeton Klankosova.tv.

​Me këtë lëvizje, Olise do të futej në grupin e më të paguarve te Bayerni, përkrah yjeve si Harry Kane dhe Jamal Musiala (rreth 25 milionë euro).

Drejtuesit bavarez e konsiderojnë lojtarin plotësisht të paprekshëm, duke deklaruar se ai nuk largohet “as për 500 milionë euro”.

lajme të ngjashme