Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona NULL NULL 14.06.2026 10:19 14.06.2026 10:19 Foto nga PSRK Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave. Sipas njoftimit në Facebook, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Reçaku II”, raporton Klankosova.tv. Gjatë aksionit, PSRK thotë se janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv