Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Toksiciteti tek fëmijët: Faj i prindërve apo i internetit? (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2026 10:05
Avokati Asdren Bytyqi dhe psikologu Dorjan Krasniqi

Toksiciteti te fëmijët ka qenë temë diskutimi këtë të diel në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku u fol se a është faji i prindit apo i internetit për këtë fenomen.

Psikologu Dorjan Krasniqi, thotë se prindi duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë fëmijëve, si dhe stili i prindërimit, sipas tij, ndikon shumë të zhvillimi i fëmijëve, transmeton Klankosova.tv.

“Stilet e prindërimit kanë rëndësi për zhvillimin e fëmijës, sidomos në moshën e hershme të fëmijës, por edhe përgjatë jetës së tij. Nëse i marrim për bazë këto stile, atëherë ndër stilet më të mira që mendohet është stili autoritativ, pra jo autoritar. Është stili ku fëmijës duhet t’iu japim rregulla por edhe dashuri”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, avokati Asdren Bytyqi tha se ka konventa ndërkombëtare që përcakton marrëdhënien mes prindit dhe fëmijës.

Ndër të tjera, ai shtoi se edhe ligji për familjen përcakton një sëri rregullash, duke listuar edhe obligimet e prindit ndaj fëmijës.

lajme të ngjashme