Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

NULL NULL
14.06.2026 09:33

Në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, Policia thotë se ka intervenuar pas pranimit të informatës për një rast rrahjeje.

Sipas raportit 24-orësh, policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur dhe kanë shoqëruar tre persona të dyshuar, shtetas të huaj, të cilët ishin përfshirë në rrahje mes vete.

Të dyshuarit, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë intervistuar nga hetuesit policorë.

“Në konsultim me prokurorin u janë sekuestruar pasaportat për verifikim të hyrje-daljeve dhe leje qëndrimeve të tyre në Kosovë, dhe më pas të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK./Klankosova.tv

lajme të ngjashme