Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Nufi në Pentagon, diskuton për mbrojtje dhe siguri

NULL NULL
13.06.2026 22:02
Ministri Nufi në Pentagon, diskuton për mbrojtje dhe siguri
Ministri Nufi në Pentagon, diskuton për mbrojtje dhe siguri

Në Pentagon janë zhvilluar takime bilaterale të konsultimeve në fushën e mbrojtjes ndërmjet një delegacioni të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa pala amerikane u drejtua nga Alton Buland – Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.

“Përgjatë bisedimeve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dakordësuam që të vijojmë pa ndalim në rritjen e përpjekjeve që e forcojnë në shumë dimensione partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.

Krenarë për këtë partneritet të palëkundur, ndërsa mbetemi thellësisht mirënjohës ndaj #SHBA për mbështetjen e vazhdueshme në progresin euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimo”, ka njoftuar Nufi përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme