Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë ndodhi? Klodi dhe Elijona munguan në natën e madhe të Londrimit (VIDEO)

NULL NULL
13.06.2026 21:41

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka promovuar albumin e tij të parë me titull “El Divo”, duke mbledhur miq, kolegë dhe figura të njohura të estradës.

Megjithatë, vëmendje mori mungesa e dy ish-banorëve të BBVK, Klodi dhe Elijona, të cilët sipas burimeve kishin qenë të ftuar në ngjarje dhe madje kishin konfirmuar pjesëmarrjen.

I pyetur për mungesën e tyre, Londrimi tha se nuk kishte informacion për arsyet e mosprezencës.

“Pasha Zotin nuk e di. Prej se jam dalë jam duke këqyr përreth. Klodin dhe Elin i kam ftuar sikur krejt të tjerët edhe m’kish bërë qejfi shumë me pas qenë prezentë, po s’po di, s’po i shoh. Ndoshta vijnë më vonë, shpresoj”, u shpreh ai.

Albumi “El Divo” shënon një hap të ri në karrierën muzikore të Londrim Mekajt pas suksesit të tij në BBVK.

lajme të ngjashme