Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

NULL NULL
13.06.2026 20:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se, derisa të përfundojë numërimi i votave me postë, po përgatitet procesi për fillimin e numërimit të votave me kusht dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.

Sipas KQZ-së, votimi me kusht është realizuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8,751 votues, ndërsa për votimin e personave me nevoja të veçanta janë regjistruar 3,144 votues.

Para nisjes së numërimit të këtyre fletëvotimeve, po bëhet skanimi i listës së votuesve të përdorur në vendvotimet e rregullta, me qëllim krahasimin e të dhënave dhe identifikimin e rasteve të mundshme të votimit të dyfishtë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme