Nora dhe Roberti shfaqen sërish bashkë në publik (VIDEO) NULL NULL 13.06.2026 20:06 13.06.2026 20:06 Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë parë sërish në publik së bashku me vajzën e tyre, Renee Berisha, duke tërhequr vëmendjen e mediave rozë. Edhe pse çifti është i ndarë prej kohësh, ata vazhdojnë të shfaqen në të njëjtat ambiente pa hezitim dhe me një raport të qetë e miqësor. Burime pranë tyre theksojnë se Nora dhe Roberti kanë ruajtur një marrëdhënie korrekte, duke u fokusuar te mirëqenia e vajzës së tyre, por edhe duke vazhduar një raport miqësor përtej prindërimit.