Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti viziton për ngushëllime familjen e Sahit Jasharit

NULL NULL
13.06.2026 18:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar për ngushëllime familjen Jashari për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e bashkëluftëtarëve, ai e vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e Sahit Jasharit, para dhe gjatë luftës çlirimtare.

“Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, luftëtar edhe para luftës, që kontribuoi me pushkë dhe organizim për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit. Do të më mbeten përherë në kujtesë takimet dhe bisedat me të para dy dekadave në Skenderaj. Përherë mbante qëndrime patriotike dhe e donte rininë aktive e të ndershme”, shkroi ai në librin e kujtimeve.

 

 

lajme të ngjashme