Veç Prishtina në procesin e numërimit, këta janë kandidatët më të votuar për deputetë NULL NULL 12.06.2026 19:21 12.06.2026 19:21 Veç Prishtina në procesin e numërimit, këta janë kandidatët më të votuar për deputetë Prishtina është e vetmja komunë në të cilën nuk ka përfunduar ende numërimi i votave të kandidatëve që synojnë karriget e deputetëve në legjislaturën e 11-të. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani, procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,425 nga 2,498 vendvotime apo 97.07%. Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, sipas të cilit numërimi ka arritur në 71.37 për qind ose 187 vendvotime nga 262 sa ishin në këtë komunë. Cilat janë pesëshet e më të votuarve të partive në kryeqytet nga numërimi i deritanishëm? Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti 30,709 vota Glauk Konjufca 25,893 vota Albulena Haxhiu 16,765 vota Hekuran Murati 13,850 vota Xhelal Sveçla 12,528 vota Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza 11,233 vota Uran Ismaili 9,111 vota Përparim Gruda 7,674 vota Arian Tahiri 5,821 vota Vlora Çitaku 5,569 vota Lidhja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmani 10,995 vota Doarsa Kica Xhelili 10,139 vota Lumir Abdixhiku 9,928 vota Hykmete Bajrami 8,630 vota Avdullah Hoti 7,794 Vota Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini 3,246 vota Ramush Haradinaj 2,908 vota Besnik Tahiri 2,517 vota Daut Haradinaj 2,217 vota Bekë Berisha 1,880 vota Votat për deputetë – Përfundon numërimi në Gjilan dhe Prizren, vazhdon në Prishtinë