Ariana Grande i thotë Shtëpisë së Bardhë: Mos e përdorni muzikën time NULL NULL 12.06.2026 13:42 12.06.2026 13:42 Ylli amerikan i muzikës pop, Ariana Grande, i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të mos përdorë muzikën e saj, pasi Shtëpia e Bardhë e bëri këtë në një video në rrjetet sociale ku promovonte politikat e saj të imigracionit. Videoja e postuar në TikTok të hënën tregon agjentë kufitarë duke u vënë njerëzve pranga, me hitin e Grandes të vitit 2024, Bye, si kolonë zanore. Mbishkrimi i saj është: “Mirupafshim… Presidenti Trump ka vendosur kufirin më të sigurt në histori”. Grande komentoi në postim: “Ju lutem mos e përdorni muzikën time në lidhje me këtë marrëzi barbare, çnjerëzore dhe të neveritshme.” Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, u tha mediave amerikane: “Ajo që është në të vërtetë barbare, çnjerëzore dhe e neveritshme janë të huajt e paligjshëm kriminelë që kanë plagosur dhe vrarë qytetarë të pafajshëm amerikanë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Videoja e Shtëpisë së Bardhë vjen pasi Donald Trump nënshkroi një projektligj që miraton më shumë se 70 miliardë dollarë (52 miliardë paund) fonde për agjencitë e imigracionit për dy vitet e gjysmë të mbetura të mandatit të tij presidencial.