Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mot kryesisht i kthjellët gjatë fundjavës, me intervale shiu të dielën

NULL NULL
12.06.2026 17:14
Mot kryesisht i kthjellët gjatë fundjavës, me intervale shiu të dielën
Mot kryesisht i kthjellët gjatë fundjavës, me intervale shiu të dielën

Në këtë fundjavë në vendin tonë do të mbajë mot  kryesisht i kthjellët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të dielën, do të ketë edhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë mund ta gjeni parashikimin e motit nga IHMK për dy ditët në vijim:

E shtunë, 13 qershor 2026

Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s.

E diel, 14 qershor 2026

Parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.

 

 

lajme të ngjashme