Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chiesa drejt largimit nga Liverpooli

NULL NULL
12.06.2026 10:58

Federico Chiesa mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, teksa klubi anglez është i gatshëm të dëgjojë oferta për sulmuesin italian.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, drejtuesit e Liverpoolit kanë vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin e 28-vjeçarit, i cili po konsideron seriozisht rikthimin në Serie A, transmeton Klankosova.tv.

Chiesa ka kontratë me “The Reds” deri në vitin 2028, por mungesa e vazhdimësisë dhe interesimi nga klubet italiane mund të sjellin largimin e tij gjatë kësaj vere./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme