Ferran Torres drejt rinovimit të kontratës NULL NULL 12.06.2026 10:46 12.06.2026 10:46 Barcelona po përgatitet t’i ofrojë kontratë të re Ferran Torresit pas sezonit të shkëlqyer që zhvilloi sulmuesi spanjoll. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit katalanas kanë vendosur të përshpejtojnë bisedimet për rinovimin e kontratës së 26-vjeçarit, e cila skadon në verën e vitit 2027. Torres realizoi 21 gola në 49 ndeshje gjatë sezonit të fundit, duke fituar besimin e trajnerit Hansi Flick. Vështirësitë për të transferuar Julian Alvarezin nga Atletico Madridi kanë bërë që Barcelona ta konsiderojë Ferranin si pjesë kyçe të projektit për sezonet e ardhshme. Raportohet poashtu se negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit mund të nisin brenda ditëve të ardhshme. /Klankosova.tv