“Paska qenë e shkruar”… bëhen bashkë Fisnikët me Devis Xherahun (VIDEO) NULL NULL 12.06.2026 10:49 12.06.2026 10:49 Në emisionin Ora 7 në Klan Kosova është prezantuar kënga e re “Paska qenë e shkruar”, projekt ky i përbashkët mes grupit Fisnikët dhe këngëtarit Devis Xherahu. Korçari Denis Xherahu tregoi se si erdhi deri të bashkëpunimi mes tij dhe grupit të njohur kosovar, Fisnikët. Unë kam qenë fans dhe jam kuptohet i grupit Fisnikët, dhe këngën e parë në Kosovë që unë e kam kënduar, ka qenë kënga e tyre ‘Do të shkrihem’, diku të vitit ’89-’90, dhe e këndonim shumë në Korçë… thoja që atëherë që unë një ditë me grupin Fisnikët me Agimin do të bëj një duet”, u shpreh Xherahu. Ndërsa Agim Gërguri tregoj se kënga ka qenë e gatshme për të ndërsa tregoi se ka shumë kujdes të shtuar në përzdhejen e teksteve të këngëve të tij. Kësaj radhe vetëm kam këndu, kënga ka qenë e gatshme, kështuqë më lehtë e kam pasë edhe teksti ka qenë shumë në rregull, sepse unë përzgjedhi këngët dhe kujdes ndaj teksteve sidomos kam shumë, por kur qëndron mbrapa tekstin shembull si Jargo Pampinxhi, atëherë nuk ke se çka me me shtua apo me hjek” ka thënë Gërguri Për më shumë ndiqeni videon në poshtë: