Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjigantët anglezë në garë për Nico Willamsin

NULL NULL
12.06.2026 10:35
Nico Williams

Sulmuesi spanjoll, Nico Williams, pritet të largohet nga Athletic Bilbao gjatë afatit kalimtar veror, me dëshirën për të vazhduar karrierën në Premier League.

Sipas raportimeve në mediat britanke, tre klubet e mëdha angleze, Arsenal, Manchester United dhe Liverpool janë futur në garë për transferimin e 23-vjeçarit, transmeton Klankosova.tv.

Arsenali e sheh Williamsin si përforcim ideal për krahun e majtë të sulmit, Liverpooli po kërkon zëvendësues pas largimit të Luis Díaz, ndërsa Manchester United dëshiron të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv.

Megjithatë, vendimi final për të ardhmen e lojtarit pritet të merret pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, ku Williams është i fokusuar me kombëtaren e Spanjës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme