Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua ditë më parë në rrugën Mazgit-Fushë Kosovë NULL NULL 12.06.2026 10:35 12.06.2026 10:35 Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur viktima e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 6 qershor të këtij viti në autostradën Mazgit-Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima kishte qenë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, pas lëndimeve të marra në aksidentin e ndodhur rreth një javë më parë. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK. /Klankosova.tv