Telashet me vërtetimet mjekësore, refuzohen tri raste të votimit në “Nazim Gafurri” të Prishtinës (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 14:17 07.06.2026 14:17 Në shkollën “Nazim Gafurri” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë tri raste janë refuzuar të votojnë me asistencë, e të cilët nuk kanë pasur vërtetime nga Qendrat e Mjekësisë Familjare. Menaxherja e kësaj qendre të votimit, Ardiana Makolli-Sadiku për Klan Kosova ka thënë se çështja e vërtetimeve ka qenë telashja më e madhe në këtë shkollë. “Vështirësia më e madhe është e personave që nuk dinë shkrim e lexim dhe nuk ka një vërtetim që e dëshmon vështirësinë e tyre. Tri raste janë refuzuar në shkollën tonë. I kemi këshilluar të drejtohen në KQZ për të gjetur zgjidhje”, ka thënë ajo Ai ka thënë se edhe në zgjedhjet e kaluara ka qenë e pranishme një problematikë e tillë, por për dallim prej atëherë, në këtë process zgjedhor nuk po pranojnë vërtetim që është më i ri se para pesë ditëve. “Herën a kaluar edhe gjatë ditës së diel është kërkuar nga qendrat e mjekësisë familjare që të lëshohet një vërtetim i cili edhe është lëshuar, e në disa vende ka pasur edhe paqartësi, disa i kanë lejuar e disa edhe nuk e kanë lejuar. Këtë herë janë munduar që të jetë informimi pak më i hershëm, por sërish ka sjell telashe të njëjta. Tash po kërkohet që vërtetimi nga QKMF-të të jetë së paku pesë ditë më herët, ndryshe nuk po ju pranohet. Herën e kaluar këto janë pranuar”, ka thënë ajo. Nga 6 mijë e 225 votues, deri në orën 13:00, sipas saj kanë votuar 1 mijë e 256 qytetarë. /Klankosova.tv